• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një koktejl me Robert Berishën: M’u anuluan 22 dasma, prej tetorit me një show televiziv…

Nga Xhuljana Lakuta

Koktejlin e të dielës së sotme do ta shijojmë me një nga personazhet që ka shkaktuar gjithmonë zhurmë përsa i përket jetës private dhe jo vetëm. Mes deklaratave dhe fotove të ndryshme që pasohen me komente të shumta në rrjet, Robert Berisha na tregon më shumë për dashurinë, netët e verës dhe projektet e së ardhmes teksa shijon një Gin Tonic…

Si po kalon këto kohë?

Besoj si të gjithë të tjerët edhe unë po kaloj një kohë jo të mirë për shkak të pandemisë.

Ke bërë pushime?

Pushime jo, vetëm me punë, isha disa ditë në bregdetin shqiptar dhe në Ulqin, shfrytëzova kohën e lirë të bëj pak plazh.

Çfarë planesh kishe bërë për verën 2020?

Si çdo verë tjetër edhe këtë vit kisha koncerte dhe dasma e për shtator si gjithmonë pak pushim, por këtë verë besoj që askush s’ka disponim të mirë për pushime.

A do sjellësh ndonjë këngë të re?

Kisha disa projekte që kisha për t’i publikuar këtë verë, besoj që do i lë për vitin tjetër.

Sa koncerte u anuluan?

Nuk e di saktë sa koncerte, por 22 dasma dhe disa koncerte si të gjithë kolegët e tjerë të muzikës live. Në dallim prej këngëtarëve ‘playback’ që po i mbajnë disa koncerte gjatë ditës në bregdetin shqiptar.

Sa ishte dëmi financiar i shkaktuar?

Nuk e di saktë sa të them. Me rëndësi ka të kemi shëndetin dhe të kalojë kjo situatë sa më shpejt se lekët vijnë dhe ikin.

Çfarë po ndodh me jetën tënde private? Je vërtetë në një histori dashurie?

Jo nuk jam në një lidhje edhe pse portalet flasin për mua. Ata e dinë më mirë jetën time private se unë. (Qesh).

Ndodh të “gjuash” për vajza kur del për jetë nate? Si hyn në muhabet me to? Çfarë i thua?

Nuk dal natën dhe nuk gjuaj. Muhabet bëj vetëm me ata persona që kemi dalë bashkë dhe jam shumë i mirë në muhabet dhe ‘funny’. Mundohem që t’i argëtoj e të kalojmë sa më mirë.

Raportin me pijen si e ke? Kur ka qenë hera e fundit që je bërë tapë?

Ka 10 vite prej që fillova palestrën që nuk pi shumë, dy gota verë ose dy birra mjaftojnë.

Çfarë bën kur je tapë? Ke bërë ndonjëherë diçka për të cilën je penduar?

Edhe kur jam munduar të bëhem tapë nuk jam bërë. Me apo pa alkool jam i njëjtë, ‘funny’ dhe pozitiv.

Më mirë një koktejl me shokun apo me të dashurën?

Me rëndësi ka që të jetë muhabet i mirë. Shok, shoqe, ndonjëherë edhe vetë, vetëm koktejli të jetë i mirë.

Çfarë vendi ka zënë Renee në verën e këtij viti?

Renne që nga dita e parë që lindi ka zënë vendin e parë në zemrën time e sidomos këtë vit që ka ngel pa kopësht, balet, gjimnastikë etj etj, për shkak të pandemisë janë mbyllur të gjitha. Po mundohem ta argëtoj sa më shumë që të mos mërzitet.

Si ia ke shpjeguar asaj mungesën tënde?
Për fat të mirë nuk jam i zënë me punë të rregullt si prindërit e tjerë që kanë orar të rregullt 8 orë në ditë, unë jam me Rennen non stop. Kur jam i zënë me punë e kupton shumë mirë edhe pse është 5-vjeç.

Për çfarë ke pasur më shumë frikë gjatë këtij viti?

Besoj si të gjithë që e kanë frikën për fëmijët dhe prindërit e tyre që mos të kenë probleme nga ‘Covid-i’, për asgjë tjetër.

Për çfarë je gëzuar më shumë?

Këtë vit jam gëzuar për projektin tim “Late Night Show” në televizionin ‘Klan Kosova’ që do ta filloj në muajin tetor./revistawho.com