• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një karantinë apo muaj mjalti? Justin dhe Hailey e shfrytëzojnë më së miri këtë situatë

Për Justin Bieber dhe Hailey Baldwin duket se këto ditë po shkojnë më së miri. Edhe pse bota po kalon ditë të vështira për shkak të Koronavirus, çifti i njohur ka përfituar nga rasti për të kaluar një ‘muaj mjalti’. Burime për “Hollywoodlife” tregojnë se Justin dhe Hailey kanë udhëtuar drejt shtëpisë së Justin në Kanada dhe po i kalojnë ditët bashkë, duke parë filma, duke qëndruar me pizhame gjithë ditën, Justin duke i kënduar këngë Hailey-t dhe duke i dhuruar njëri-tjetrit shumë dashuri. Burimi shtoi se ato po e trajtojnë karantinën si një ‘muaj mjalti’, duke qenë se janë një çift i ri, i martuar vetëm pak kohë më parë. “Justin ndihet shumë me fat që e ka pranë modelen në kēto ditë dhe po ja kalojnë shumë mirë bashkë”, shtoi burimi. Justin dhe Hailey morën vendimin të udhëtojnë në Kanada, menjëherë sapo Donald Trump dhe Justin Trudeau lajmëeruan mbylljen e përkohshme të kufirit mes SHBA-së dhe Kanadasë.

CLOSE
CLOSE