Kur vjen puna tek ndryshimet në pamje, Çiljeta ka treguar prej kohësh se nuk i ka aspak problem. Pak ditë më parë ajo iu kthye një “look-u” të mëparshëm, duke rikthyer flokët e gjatë dhe brunë, si në kohët e vjetra.
Ndërsa pas 1 muaji ka vendosur t’i ndryshojë sërish. Kësaj here pak më të shkurtra, e kjo për shkak të vapës.
“Ja i ndryshuam njëherë, se na mbyti vapa”, ka shkruar Çiljeta. Megjithatë pavarësisht ndryshimeve të herë pas hershme, mos u habisni hiç nëse pas ca ditësh Çiljeta t’i zgjasë a shkurtojë sërish. Fundja pse mos, kur i shkojnë kaq shumë./revistawho.com