• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një ide gjeniale si të festosh ditëlindjen në kushte karantine, Kourtney Kardashian merr surprizën më të bukur

Kourtney Kardashian ka festuar ditëlindjen e saj së fundmi, edhe pse ndryshe nga çdo vit tjetër për shkak të kushteve të karantinës. Motrat e famshme janë mësuar gjithmonë të organizojnë festa të çmendura, nga ato më luksozet por kësaj here nuk kanë mundur. Megjithatë ato kanë gjetur një mënyrë mjaft të bukur për të surprizuar Kourtney-n. Të gjithë miqtë janë mbledhur me makinat e zbukuruara para shtëpisë së saj, duke respektuar distancën sociale. Ata kanë kënduar nga makinat, i kanë rënë borisë, kanë bërtitur duke krijuar një atmosferë fantastike. Me siguri lagjia ku jeton Kourtney nuk ka qenë ndonjëherë kaq e gjallëruar dhe ajo duhet të jetë ndjerë mjaft e emocionuar për këtë surprizë.