• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një histori ndryshe dashurie, “Kushi” dhe “Shivai” luajnë bashkë në filmin e ri dhe mund ta ndiqni këtu

 

Me siguri i njihni aktorët indianë Sanaya Irani dhe Nakul Mehta. Ata u bënë shumë të njohur në Shqipëri falë roleve në dy telenovela të suksesshme, Sanaya Irani me rolin e “Kushit” në serialin “Si ta quaj këtë dashuri” dhe Nakul Mehta me rolin e “Shivait” në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Së fundmi dy aktorët janë bërë bashkë për të luajtur në një film të shkurtër. “Ved dhe Arja” mban titullin ky film i cili është pëlqyer shumë nga publiku pasi sjell një histori ndryshe dashurie dhe tregon marrëdhënien e veçantë të një vëllai me motrën. Kushi dhe Shivai janë miq shumë të ngushtë në jetën reale, prandaj edhe në këtë film marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer. Filmin mund ta ndiqni më poshtë./revistawho.com