Nuk e dimë si i kanë raportet me fotot të dashurit tuaj, por nëse mendoni se janë fotozhenik dhe ju gjeni dot dellin për foto ne kemi një guidë interesante për t’ju treguar. Megjithëse Flori bën udhëtime kudo në Shqipëri dhe është shumë fotozhenik, e i mësuar me aparatin, ne mendojmë se disa nga fotot që ai realizon mund t’i bëjë kushdo, madje edhe në qytet pa u përpjekur shumë.
Merrni celularin, ose një aparat (nëse e keni me aq pasion fotografinë) dhe vendosni para syrit magjik partnerin tuaj. Ju do kënaqeni, po ashtu edhe ai, kështu ndërroni edhe rolet e mbase i mësoni t’ua bëjë edhe juve me po aq qejf fotografitë. Mundohuni t’i mbushni mendjen në fillim se e dimë që do jetë pak e vështirë, më vonë mbase edhe i hyn në qejf. / revistawho.com