• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Lajme

Një gotë verë baraz me një orë palestër, por mos e vazhdo numërimin

Sipas një studimi të bërë kohëve të fundit thuhet se konsumimi i një gote verë mund të jetë i barabartë me një orë palestër. Sipas këtij studimi, resveratoli, një kompleks në verën e kuqe jep përfitime të shumta në muskuj. Ai mund të përmirësojë fuqinë e muskujve dhe aktivitetin fizik, gjithashtu do të përmirësojë shëndetin e zemrës. Perbërësit aktiv në verë nxisin metabolizmin dhe e bëjnë më të lehtë rënien në peshë.
Sipas studimit duhet të mbanit mend 2 gjera kryesore:

Pini vetëm verë të kuqe: pasi vera e bardhë nuk mbart të njëjtat përfitime si vera e kuqe.
Pini vetëm një gotë në ditë: ajo do të përmirësojë performancën tuaj gjatë aktivitetit fizik dhe do t’ju japë shumë përfitime të tjera shëndetësore. / Revistawho.com