• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një fundjavë dedikuar familjes, Bieta Sulo i prezanton të gjithëve rekordmenin më të ri

 

 

Fundjava i takon përherë njerëzve më të dashur dhe momenteve të pushimit pranë tyre. Kështu ka ndodhur dhe me moderatoren e njohur, Bieta Sulo dhe me partnerin e saj Alban Dudushi. Dyshja ka zgjedhur që së bashku me djalin e vogël, këtë fundjavë të ngjisin malin e Tomorrit, i cili dallon për bukuritë e tij natyrore.
“Ju prezantoj me rekordmenin më të ri, Kroi Art Dudushi në eksperiencën e tij të parë në malin e shenjtë të Tomorrit, më i vogli, 2-vjeç e gjysmë, që ka arritur të ngjitet në lartësinë mbi 1300 m. Super eksperiencë”, ka shkruar Sulo krah postimit të saj të fundit në ‘Instagram’.
Këto pamje janë pëlqyer nga të gjithë ndjekësit e Bietës, të cilët kanë lënë edhe komente pozitive.
Kujtojmë se gjatë intervistave të ndryshme në studion e saj, Sulo është shprehur se do i pëlqente që shumë shpejt ta bënte Kroin me një vëlla ose motër./revistawho.com