• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një foto nga Irina Shayk ngre sërish dyshime, fansat mendojnë se ka të bëjë me Bradley Cooper

Modelja e njohur, Irina Shayk, ka vendosur ta festojë pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke publikuar nje foto në ‘Instagram’. Në pamjen e publikuar, bukuroshja shfaqej me pantallona të shkurtra dhe një bluzë e cila tregonte ngjyrat e flamurit të SHBA. Menjëherë pas këtij momenti, fansat e Irinës kanë nxituar të komentojnë duke thënë se kjo foto nuk shfaqte vetëm pavarësinë e Amerikës, por “deklaronte” edhe pavarësinë e saj nga Bradley Cooper. Ndonëse komentet kanë qenë të shumta, ajo ka zgjedhur mos të përgjigjet në asnjë lloj forme.
Kujtojme se Shayk i dha fund lidhjes 4-vjeçare me yllin e ‘A Star Is Born’ për arsyen se midis tyre kishte debate dhe konflikte të vazhdueshme dhe se Irina ndjente se nuk merrte vëmendjen e duhur nga ai. Për më tepër në të njëjtën periudhë, në media qarkulloi lajmi se Bradley dhe Lady Gaga ishin duke përjetuar një marrëdhënie romantike./revistawho.com