• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një festë surprizë nga Fatma për Alfion, shefi i kuzhinës shkruan i emocionuar

Shefi i njohur i kuzhinës, Alfio Rrotani ka festuar 31-vjetorin e lindjes.  Ai është befasuar nga bashkëshortja e tij, moderatorja Fatma Methasani, e cila me sa duket është kujdesur t’i dhurojë atij një festë surprizë. Alfio ka publikuar një foto pranë disa tollumbaceve, ku shkruhet: “Duheshin 31 vite për t’u dukur kaq mirë”. “Familja të ngroh shpirtin dhe të surprizon gjithmonë”, shkruan Alfio krahas fotos ku ka përmendur Fatmën, për ta falenderuar për emocionet e veçanta. Kujtojmë se kjo ditëlindje është mjaft speciale për Alfion, pasi ai tashmë feston si një baba. Ai dhe Fatma u bënë prindër të një djali për herë të parë para disa muajsh.