• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një fëmijë pas dasmës me Markun? Rudina: Tani s’kam më justifikime

Rudina Dembacaj ka qenë e ftuar në emisionin e pasdites me Rudinën në Tv Klan ku ka folur për jetën e saj dhe planet pas martesës me Mark Frrokun.

Si përherë pa komplekse dhe e çiltër, Rudina ka treguar se në planet e çiftit mund të jetë së shpejti edhe një fëmijë.

Edhe mos ta kem unë, tani s’më pyet njeri. Kisha kohë që thoja “prit njëherë sa të jetë Viki 5 vjeçe”. Viktoria bën 5 vjeçe në fund të dhjetorit, erdhi. Pastaj nxora justifikimin “prit pak, pas dasme do e bëjmë një fëmijë”. Iku dhe dasma, tani s’ka më justifikime, ka treguar Rudina, duke lënë kështu të hapur mundësinë se ndoshta së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të dytë./revistawho.com