• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një djalë aventurier si Mozzik, reperi provon këtë eksperiencë të radhës në natyrë

Me postimet e fundit, reperi i njohur kosovar, Mozzik ka treguar se ka nisur të merret prej disa kohësh me alpinizëm.

Ai ka ndarë në llogarinë e tij disa foto nga ngjitja e fundit në majën e Lubotenit me një gjatësi prej 2498 m.

Nga pamjet duket se Mozzik e ka shijuar shumë këtë eksperiencë krah miqve të tij, në fotot ku nuk ka munguar dhe hapja e flamurit shqiptar.

Me siguri në javët në vazhdim Mozzik do të vazhdojë të vizitojë vende të tjera, duke ndryshuar kështu dhe rutinën e tij.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë reperi publikoi albumin e fundit muzikor, i cili si çdo projekt tjetër i tij u komentua gjerësisht dhe u prit mjaft mirë nga fansat./revistawho.com