• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një ditëlindje e pazakontë, Marsela Çibukaj zbulon se si u zgjua ditën e sotme mes shumë rrezesh dielli

Këngëtarja e njohur, Marsela Çibukaj ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e saj. Ajo ka treguar si e ka gjetur kjo ditëlindje e pazakontë midis shumë urimesh.
“Ndaj me ju këtë rreze dielli, erdhi në ballkonin tim sot bashkë me urimet tuaja. Erdhi në këtë ditë të parë të pranverës, në këtë ditë të datëlindjes time. Një ditëlindje kjo me siguri e pazakontë. Ndoshta mund ta kisha imagjinuar ndryshe, me përqafimin e familjes që kam larg, apo të fikja qirinjtë me shoqërine, me siguri të luaja muzikë deri vonë me çunat e band-it tim. Por ja që kjo rreze dielli kaq e vogël, por kaq e ngrohtë në ballkonin tim sot më kujton se e njëjta rreze dielli sot po përkedhel faqet e të gjithë atyre që dua dhe që kam më të shtrenjtë në jetë edhe pse larg në këtë ditë, po përkëdhel edhe mollzat tuaja dhe kaq mjafton për të kuptuar sensin e jetës dhe sensi është jeta vet. Asgjë nuk ka më shume kuptim se kaq. Pranvera erdhi njerëz, bashkë me të dhe dielli. Ditë të bukura e plot jetë kemi përpara”, ka shkruar Çibukaj në postimin e saj në rrjetet sociale.
Edhe në këtë postim, urimet për këngëtaren e njohur nuk kanë munguar. Miqtë dhe ndjekësit e Marselës kanë lënë një sërë komentesh duke i uruar fjalët më të mira./revistawho.com

View this post on Instagram

Ndaj me ju këtë rreze dielli … erdhi në ballkonin tim sot bashkë me urimet tuaja. Erdhi në këtë ditë të parë të Pranverës , në këtë ditë të datëlindjes time. Një ditëlindje kjo me siguri e pazakontë. Ndoshta mund ta kisha imagjinuar ndryshe , me përqafimin e familjes që kam larg, apo të fikja qirinjtë me shoqërine ,me siguri të luaja muzikë deri vonë me cunat e band-it tim. Por ja që kjo rreze dielli kaq e vogël por kaq e ngrohtë në ballkonin tim sot më kujton se e njëjta rreze dielli sot po përkedhel faqet e të gjithë atyre që dua dhe që kam më të shtrenjtë në jetë edhe pse larg në këtë ditë …po perkedhel edhe mollzat tuaja dhe kaq mjafton për të kuptuar sensin e jetës … dhe sensi është jeta vet. Asgjë ska më shume kuptim se kaq. Pranvera erdhi njerëz, bashkë me të dhe Dielli. Ditë të bukura e plot jetë kemi përpara. #b'day MARS.🌻 Condivido con voi questo raggio di sole che splende oggi nel mio balcone. Splende in questo primo giorno di Primavera , nel giorno del mio compleanno. Un compleanno diverso sicuramente. Lo avevo immaginato magari con l'abbraccio dei miei genitori e di mia sorella. Magari avrei potuto spegnere le candeline con gli amici e suonare con i ragazzi della mia band fino a tardi. Eppure quest'oggi sarà diverso e questo piccolo ma caldissimo raggio di sole primaverile mi ricorda che lo stesso raggio di sole oggi sta accarezzando il viso di tutte le persone a cui voglio bene anche se lontane… E allora questo basta per farmi capire il senso della vita che è la vita stessa . Nient'altro ha più senso di questo. La Primavera è arrivata gente, e con sè ha portato anche il signore Sole quasi a incoraggiarci che giornate splendide e piene di vita abbiamo davanti a noi. Viviamole. Mars.

A post shared by Marsela Çibukaj (@marselacibukaj) on