• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një ditë pas përfundimit të botërorit, Era Istrefi tregon ndjesitë që ka përjetuar

Kampionati botëror i futbollit, Rusi 2018 ka qenë special për shqiptarët jo vetëm për emocionet që ai dhuron, por edhe për faktin se pjesë e himnit të këtij evenimenti ishte këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi.

Ditën e djeshme këngëtarja e “ Live it up” ka performuar në finalen e botërorit, krah artistit amerikan Will Smith dhe Nicky Jam duke na bërë të gjithëve krenarë.

Por si ndihet Era një ditë pas finales?! Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale emocionet që ka përjetuar gjatë kësaj experience. Në një video që këngëtarja ka postuar me pamje nga stadiumi ku u zhvillua sfida Francë-Kroaci është shprehur se nuk i besohej se kishte performuar aty.

Në një përmbledhje të performancës së saj që është publikuar nga faqja zyrtare e FIFA-s, Era e ka quajtur ditën e djeshme si ditën më të bukur të jetës së saj.

‘Një përmbledhje e shkurtër e performancës së djeshme. Një nga ditët më të bukura të jetës sime’-ka shkruar Era bashkangjitur pamjeve nga evenimenti.

Emocionet për këngëtaren vazhdojnë, pasi krahas mbështetjes që ajo mori nga shumica e kolegëve të saj shqiptar, një tjetër artist me famë botërore ka vlerësuar interpretimin e Erës në Rusi. Bëhet fjalë për Julian Perreta, tekstshkrues dhe këngëtar anglez.

‘Ndihem krenar për ty Era’-ka shkruar Perretta krahas imazheve të performancës së Erës të cilën e ka postuar në faqen e tij.

Vlen të përmendim gjithashtu edhe përshëndetjen që Era Istrefi ka marrë nga Dua Lipa, një tjetër artiste shqiptare me famë ndërkombëtare.\revistawho.com