• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Një dialog nga skenat e reja të ‘Just Like That’ u publikua (padashje) dhe bota ka vetëm një pyetje: Është ndarë Carrie dhe Mr. Big?

Nuk e di akoma askush si ia dolën, por dikush ka nxjerrë në publik një pjesë të dialogut të ‘Just Like That’. Në skenën e re që është xhiruar ose do xhirohet, Carrie Bradshaw po ha darkë në një restorant me Charlortte York dhe Miranda Hobbes. Vetëm një fjali e Carrie në dialog me mikeshat e bëri të gjithë botën të çmendet pas ngjarjeve të reja dhe ndryshimeve drastike në rikthimin e ‘Sex and The City’. “Po regjistroja podcast dhe po laja flokët e mi. Po, nuk po haja dhe nuk flija, por të paktën ndihesha mirë për martesën time. Tani jam thjesht një nga gratë për të cilat ai kujdesej?!”, shkruhet në skript.

Jo vetëm që zbuluam se Carrie merret me podcast, por ajo dhe Mr.Big janë duke përjetuar probleme me marrëdhënien e tyre.Madje spekulimet kanë arritur deri në pikën që ky dialog mund të interpretohet si fundi i martesës së Carrie dhe Big.

Fansat sigurisht, janë shokuar pasi fundi i tyre në filmin e parë të ‘Sex and The City’ qe një martesë me fund të lumtur. Vetëm pak pasi skripti u publikua, një website shumë i njohur ‘The Cut’, i bëri analizë të gjithë dialogut dhe mori një koment nga vetë Sarah Jessica Parker. “Kam shumë dëshirë të lexoj analiza”, shkroi ajo. Aq deshën fansat dhe po i gërryen kurioziteti që të dinë opinionin e saj, ama nuk duket se do e marrin atë që duan./revistawho.com