• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Një dhomë me trëndafila, ja sa shpenzoi Ledioni për ditëlindjen e Sara Hoxhës

Sara Hoxha, trashëgimtarja e Top Channel, feston sot 20-vjetorin e lindjes. Sigurisht që festa për Sarën ka nisur që në minutat e parë të datës ’18. Ajo ka marrë urime e dedikime të shumta, një pjesë e të cilëve janë bërë pubkikë si ai i të motrës Lori Hoxha dhe i të dashurit Ledion Liço. Pikërisht tek dedikimi i moderatorit do të ndalemi në këtë lajm. Duket se Sara i do shumë trëndafilat e bardhë, sepse pikërisht kjo ka qenë dhuarata e Ledionit për të. Një “dhomë” me trëndafila me të cilët shkruhej edhe emri i saj. “E dua atë”, ka shkruar pranë fotos Ledioni. Me sy të lirë, nga një përllogaritje që bëmë ne, prezantuesit i “The Voice” nuk ka shpenzuar pak. Për ta gëzuar Sarën kaq shumë sa ç’e shihni, ai mendohet të ketë harxhuar rreth 1 mijë euro.