Dj Sardi ka qenë pasditen e sotme i ftuar në programin e pasdites, ‘Ftesë në 5’ në një intervistë ku ka treguar më shumë detaje nga lidhja e dashurisë që ka ndarë prej disa kohësh në rrjetet sociale.
Duke i surprizuar të gjithë, Sardi ka pohuar se tashmë familjet i kanë ngrënë llokumet duke zbuluar se dyshja ka hedhur një hap mjaft të rëndësishëm.
Ndër tiparet që pëlqente më shumë tek e dashura ishin sytë ngjyrë jeshile, ndërsa tek karrakteri i pëlqente fakti se ajo ishte pak harraqe.
Shehu shtoi se vajza që i ka marrë zemrën e njeh shumë mirë, e kupton për çdo gjë dhe se momentalisht jetojnë në shtëpi të ndryshme. I vetmi merak i mamasë së Sardit ishte gatimi për të cilin dj tregoi se ajo përpiqej duke i gatuar sallatë dhe vezë të zierë.
Sardi nuk e fshehu lumturinë e këtij momenti duke treguar se ndihet mjaft i plotësuar dhe se tashmë ka nisur ta ëndërrojë dhe dasmën, e cila do të jetë mjaft e ngushtë dhe do të ketë në të shumë violina./revistawho.com