• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një dasmë e munguar prej 20-vitesh, burri i realizon ëndrrën më të madhe bashkëshortes së tij

Gjithmonë nëpër përralla kemi lexuar shprehjen: “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë.” E tillë ishte dhe historia që mbylli puntatën e mbrëmjes së sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”. Një histori e bukur dashurie midis Neritanit dhe Dhuratës, të cilët edhe pse ishin martuar me mblesëri kishin arritur ta donin dhe respektonin njëri-tjetrin.

Neritani në fillim kishte hezituar që te fejohej pasi ishte shumë i ri, vetëm 18-vjeç por pasi kishte biseduar me Dhuratën kishte kuptuar se sëbashku do ia dilnin çdo sfide dhe se do të ishin të lumtur. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve familjare babai i Dhuratës kishte kërkuar që ata të ndaheshin dhe për këtë arsye Neritani e kishte rrëmbyer atë duke mos bërë një dasmë.

Për të realizuar këtë ëndërr të bashkëshortes së tij për t’u veshur me të bardha, Neritani i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur”. “Kemi kaluar 20-vite sëbashku mësuam në këto vite të duam njëri-tjetrin, jam përpjekur të të ndihmoj, të të qëndroj pranë. Faleminderit qe je kujdesur për prindërit e mi dhe për fëmijët tanë. Uroj që të kalojmë edhe shumë vite të tjera sëbashku. Të dua!” – ishin fjalët e Neritanit për Dhuratën.

Për ta bërë këtë moment të paharruareshëm për çiftin, programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte shndërruar studion në një sallë të vërtetë dasme dhe ku të pranishëm ishin disa nga familjarët e tyre. I ftuari suprizë për Dhuratën dhe Neritanin ishte këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Gena i cili u shpreh: “I uroj çiftit të kenë dashuri dhe gëzime në jetë pasi familja është gjëja më e shenjtë në botë”.