• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një darkë speciale me më të dashurën e saj, Almeda Abazi uron kështu mamanë e saj në ditën e lindjes

Me anë të një videojë në llogarinë e saj, bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi ka treguar se mbrëmja e sotme i ka bërë bashkë në një tryezë më të dashurit e saj për të festuar ditëlindjen e mamasë.

“Gëzuar ditëlindjen mami”, ka shkruar Abazi krah postimit ku shihet mamaja e saj, Albana duke fryrë qirinjtë e ditëlindjes.

Almeda nuk ka zbuluar për ndjekësit se çfarë dhurate i ka bërë më të dashurës së saj, ndonëse me siguri ndjekësit janë shumë kureshtarë për këtë detaj.

Kujtojmë se ish-missi shqiptar ndan çdo ditë momente nga përditshmëria e saj, duke treguar rutinën dhe ndodhitë e ndryshme pranë të voglit Efehan dhe bashkëshortit, Tolgahan Sayisman./revistawho.com