• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Pa kategori, Shqipëri, Who Travel

Një copëz e vogël parajse në bregdetin tonë me diell, muzikë, komoditet! Ejani në Llaman, tek “Hola Summer Club”

Ka një vend kaq pranë nesh, ku e kaltra shkon më shumë seç e kishit imagjinuar me ngjyrën e smeraldë. Aty, horizonti puthet me retë. Rruga për atje gjarpëron mes malesh, që herë bien thikë mbi det e herë mbështeten te njëri-tjetri, ngërthyer në gryka e kodra, ku mjegulla e dielli alternohen për të përkundur legjenda.

Teksa fantazojmë për plazhe ëndrrash, harrojmë se jugu i Shqipërisë, ndoshta për shumë prej nesh ende i paeksploruar, ofron një natyrë të mrekullueshme që i përngjan parajasës. Një prej plazheve më magjepsëse është ai i Llamanit, 5 km larg Himarës. Një oaz ekzotik, mes ujrave të ftohtë e të kaltër e gurëve të bardhë.

Muzat lindin aty

Përtej hijeshisë së natyrës, ai bëhet më argëtues veçanërisht për të rinjtë edhe prej plazhit “Hola”, që prej disa vitesh përbën një prej zonave më bashkëkohore për të kaluar pushimet. Teksa përfiton nga ditët e nxehta të diellit dhe ujit të mrekullueshëm, tek “Hola” klientët gjejnë shërbim me standarte europiane dhe një staf të përzgjedhur përgjatë gjithë sezonit.

Kokteilet e shumëllojshme nga baristët më të mirë, ofrohen gjatë ditëve që ju relaksoheni, ‘Area Vip’ për ata që duan më shumë. Muzika e përzgjedhur me DJ më të famshëm ju shoqëron në festat e çmendura me këngëtarët më të mirë të momentit.

Çdo ditë të javës, e veçanërisht në fundjavë, plazhi “Hola” dhe stafi i tij shërbejnë nën tingujt e këngëve më të bukura të verës. Nuk ju mbetet gjë tjetër veçse ta ktheni verën e këtij viti në një hit, pa qenë nevoja të shpenzoni shuma marramendëse për plazhe dhe pushime që i ofron bregdeti i Jonit, kaq pranë e kaq bukur. Ditët e netët e çmendura të verës janë para dhe po presin vetëm për ju./ revistawho.com