• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një çmim special për Rovena Dilon, këngëtarja shkruan disa fjalë e emocionuar

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Dilo, është nderuar me një çmim special nga qyteti i saj, Gjirokastra. Ajo ka marrë titullin “Nderi i qarkut Gjirokastër” dhe me disa fjalë ka shprehur emocionin e saj për këtë gjest. “Gjirokastra më ka nderuar dhe emocionuar vërtet me dhënien e këtij titulli “Nderi i Gjirokastrës”. Nuk më kanë nderuar vetëm mua por në fakt familjen Dilo që ka kontribuar në dije dhe arsim me të gjithë anëtarët e saj! Më kanë nderuar stërgjyshin tim Ilia Dilo Sheperi(gjuhëtarin e madh) më kanë nderuar babain tim Vangjel Dilo, mësuar dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve, i cili ka nxjerrë breza të tërë nxënësish me profesionalizëm e përkushtim! Falenderoj zotin Kristaq Shabani dhe zonjën Lindita Rova. Ju dua dhe jam mirënjohëse”, shkruan Rovena në postimin e saj në ‘Instagram’.