Ditën e martë ata kanë qënë të pranishëm në ceremoninë “Paris Vogue Foundation Gala”, ku u bënë qendra e vëmendjes me veshjet e tyre super “chic”. Ditën mërkurë, Irina Shayk dhe Bradley Cooper janë bërë përsëri qendra e vëmendjes teksa kanë qënë së bashku për të parë ndeshjen e tenisit në Wimbledon, ku dukeshin më të dashuruar se kurrë më parë. Modelja 30-vjeçare dhe aktori 41-vjeçar dukeshin tepër simpatik teksa qëndronin në stadium. Edhe pse qëllimi ishte të shihnin ndeshjen duket se çifti më shumë e kishte mendjen tek njëri-tjetrit.