Shakira mund t’i lyejë flokët si të dojë dhe prapë duket e bukur. Këtë të premte, këngëtarja i surprizoi fansat duke u shfaqur me flokë të kuqe, në një postim ku promovoi këngën e re “Girl like me”, që vjen në bashkëpunim me Black Eyes Peas.
Kjo pamje e re e Shakirës na bëri nostalgjikë për kohën ku ajo shfaqej në kopertinën e “Grandes Exitos” në vitin 2002.
Fansat e Shakirës e krahasuan pamjen e re edhe me performancën e saj në MTV në vitin 1999.
Këngëtarja postoi edhe një video ku shfaqej duke stiluar flokët me ngjyrën e re, teksa kënga “Girl like me” dëgjohet në sfond.
View this post on Instagram