• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Një bekim në krahët e Rona Nishliut, artistja ndan foton e veçantë me të voglën e saj

Që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, ka zgjedhur të ndajë pak foto me të voglën e saj në rrjetet sociale.  Mbrëmjen e kaluar duket se artistja ka bërë një përjashtim duke publikuar një foto me vajzën në krah. E veshur me fustan të kuq dhe me kordele në kokë, duket se e vogla po rritet dita ditës dhe mami Rona gjendet gjatë gjithë kohës duke u kujdesur për të.
“Bekimi i parajsës”, ka shkruar Nishliu krah postimit ku shfaqet duke mbajtur vajzën me shumë kujdes dhe duke e parë atë me vëmendje. Me siguri kjo periudhë duhet të jetë më e ëmbla për Ronën, e cila sheh dita ditës dashurinë më të madhe të saj të rritet.