• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nisin xhirimet e ‘Nga e Para’, publikohen pamjet e para nga transformimet e shtëpive

Prej pak javësh është bërë me dije se së shpejti në ekranin e ‘Vizion Plus’ do rikthehet emisioni shumë i dashur për publikun, ‘Nga e Para’.

Edhe pse do të ketë disa ndryshime, ndër të cilat edhe prezantuesja që këtë sezon do të jetë Anila Çela, thelbi i programit është i njëjti. Familjet në vështirësi ekonomike që do të përzgjidhen nga programi do të bëhen më shtëpi të re.

Ka qenë moderatorja Anila Çela ajo që ka treguar se puna ka nisur. Me anë të disa fotove të publikuara, ajo ka treguar pak nga prapaskenat. Grupi i të rinjve që do të merren me projektet dhe gjithçka tjetër ka ndryshuar nga sezonet e kaluara.

Kujtojmë se ende nuk ka një datë për nisjen e transmetimit, por publiku është shumë i entuziazmuar për nisjen e programit. / revistawho.com