Vetëm pak kohë më parë e ftuar në “Top Show”, Adelina Tahiri zbuloi se është në një lidhje prej disa vitesh duke u shprehur se kishte gjetur princin e kaltër. Pas kësaj u përfol shumë mbi lidhjen e këngëtares, por personit që i ka rrëmbyer zemrën ajo deri më sot nuk ja ka zbuluar identitetin. Megjithatë edhe pse i dashuri i saj mbetet ende enigmë, Adelina sipas “Prive” po hedh hapin e madh, pasi ka nisur përgatitjet për martesë. Nuk dihet ende data zyrtare se kur këngëtarja do i japë fund beqarisë, por burime pranë “Prive” tregojnë se kjo do ndodhë së shpejti. Na mbetet të presim deri ditën kur Adelina ta bëjë vetë publik lajmin e të zbulojë princin e kaltër.
xing.al