• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nisin përgatitjet e ‘Eurovision’, Arilena zbulon me një video sakrificat e xhirimeve

Pas disa muajsh pritet të mbahet edicioni i radhës i festivalit ndërkombëtar ‘Eurosong’, i cili këtë vit do të mbahet në shtetin e Hollandës. Edhe këngëtarja e njohur, Arilena Ara duket se ka nisur përgatitjet e saj, pasi do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Shaj’.

Ajo ka ndarë së fundmi në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një video në të cilën ka treguar se ka qenë duke xhiruar. Nga pamjet duket se Arilena ka pasur shumë ftohtë, ndonëse i është dashur të durojë. Ara ka treguar se ndodhet në Arnhem të Hollandës, teksa shfaqet e kuruar deri në detaje me ‘look-un’ e saj.

Kujtojmë se Arilena do të performojë në gjuhën angleze këngën ‘Shaj’, ndaj dhe versioni i saj final nuk ndodhet ende në ‘Youtube’./revistawho.com

View this post on Instagram

Jo mi çneeeee🤣 #OnSet

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa) on