• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Niseni vitin në mënyrën e duhur, kujdesuni për trupin njësoj si personazhet e njohur

Tani që nisi viti i ri 2019-të është koha për t’i vendosur vetes qëllime të reja, për të arritur përmasat perfekte fizike. Për të pasur jetë sa më të shëndetshme mund të ndiqni rregullat e disa personazheve të njohur si JLo, Kourtney Kardashian apo Lady Gaga. Këto vajza të njohura janë një inspirim i vërtetë dhe më poshtë mund të njiheni me disa këshilla shumë të vlefshme.

Jennifer Lopez

E kemi parë se Jennifer është shumë e dedikuar ndaj palestrës. Ajo ka një trup për t’u admiruar dhe falë ushtrimeve fizike ka arritur këto përmasa trupore.

Dua Lipa

Çdo mëngjes Dua ushtrohet për 15 minuta, një zakon që jo vetëm i mban trupin në formë, por i jep energji për gjithë ditën. Gjithashtu këngëtarja me origjinë shqiptare merret edhe me boks.

Lady Gaga

Këngëtarja e njohur tregon shumë kujdes me ushqimin që konsumon. Dieta e saj është e pasur me ushqime të shëndetshme dhe sigurisht që këtë e shoqëron edhe me aktivitet fizik.

Kourtney Kardashian

Në familjen e saj, Kourtney është më e disiplinuara përsa i përket ushqyerjes. Ajo tregohet shumë e moderuar dhe tregon kujdes për çdo gjë që konsumon gjatë përditshmërisë. /revistawho.com