• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Nina në Botën e Çudirave: Pamjet nga ditëlindja përrallore e vajzës së Inva Mulës

Vajza e Inva Mulës ka mbushur 9 vjeç. Kjo ditëlindje e gjeti Ninën në Botën e Çudirave falë “Geraldina Sposës”, të cilët kishin përgatitur me detaje gjithçka për festën. Tollumbaca rozë, zbukurime në formë ëmbëlsirash, tavolina e çajit më e çmendur në botë, një orë gjigante, një fron dhe Nina e veshur si Mbretëresha e Kuqe.

Të ftuarit u mirëpritën në tavolina shumë komode, me jastëkë ngjyrë rozë e të bardhë, ku në mes qëndronin kafazë. Edhe mami Inva u kujdes t’i përshtatej festës e veshur me rozë e plot ngjyra në pjesën e poshtme të fustanit. Ndërsa babi Hetem u shfaq me kostum gri e një shall të purpurt duke u përshtatur gjithashtu me ngjyrat e festës.

“Geraldina sposa” ka publikuar disa pamje nga festa magjike dhe momentin më të bukur të hyrjes së Ninës si Mbretëreshë në Botën e saj të Çudirave.