• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nik Xhelilaj ndan foton më të ëmbël të fëmijërisë dhe i kthen të gjithë pas në kohë me këtë shkrim

 

Nik Xhelilaj është një nga emrat më të suksesshëm shqiptar, i cili ka zgjedhur që karrierën si aktor ta vazhdojë në Turqi. Përveç shumë projekteve kinematografike të suksesshme brenda dhe jashtë vendit, Nik shënoi një tjetër kthesë në karrierë, kur u bë pjesë e kastit të aktorëve në filmin e njohur turk ‘Kryeqyteti Abdylhamit’.
Ndonëse prej kohësh ai nuk jeton më në Shqipëri, Xhelilaj është kthyer pas në kohë mbrëmjen e sotme duke publikuar një foto të shumë viteve më parë.
“Gëzuar ditën botërore të fëmijëve. Rruga Budi, pallati 72. Tiranë 1992-1993. ‘Ndihmat’”, ka shkruar Nik në foton e shkëputur nga fëmijëria e tij, i rrethuar mes shokësh dhe shoqesh.
Miqtë apo ndjekësit e aktorit kanë komentuar menjëherë në postim, duke kujtuar plot nostalgji periudhën e atyre viteve. Kujtojmë se disa vite më parë, Nik mori pjesë në disa projekte shqiptare, ndërsa më pas vendosi të largohej për në Turqi./revistawho.com