Historia e tyre e dashurisë i ka magjepsur shumë njerëz, jo vetëm në Turqi por në edhe trojet shqiptare.“Kara Sevda” ka arritur një shikueshmëri të lartë, për më shumë ky serial pranë televizorit ka mbledhur edhe mijëra shikues të tjerë në gjithë botën, shkruan Magazina.al. Perzonazhet kryesore “Nihan dhe Kemal”, apo Neslihan Atagul dhe Burak Ozçivit, nuk arrijnë të jenë bashkë dhe të lumtur duke hasur në shumë pengesa…Por krahas kësaj historie ekziston një tjetër, ajo realja… Që të dy janë të dashuruar me persona tjerë, për me tepër marrëdhënia e tyre është jo e mirë në jetën e vërtetë. “Nihani” u martua para disa muajve dhe nuk e ftoi në dasëm kolegun e saj me të afërt. Kur u pyet “Kemali” për këtë nga gazetarët ai u shpreh kështu “Mos më bëni pyetje për Nihanin”, edhe “Nihani” në një konferencë shtypi nuk deshi të prononcohet për këtë duke thënë që nuk deshiron të komentoj marrëdhënien e tyre…! E gjithë kjo lë të nënkuptohet se “Kemali dhe Nihani” urrehen në jetën reale, gjë që ndodh shumë shpesh mes kolegëve.