• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Nihal’ bëhet nënë për herë të parë, bashkëshorti i saj ndan foton më të veçantë

Aktorja e njohur turke, Hazal Kaya, ose e njohur ndryshe nga publiku shqiptar si ‘Nihal’ në telenovelën turke ‘Dashuri e ndaluar’, është bërë nënë ditën e djeshme për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Fikret. Mediat turke kanë zbuluar se Haazal dhe djali i vogël janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Bashkëshorti i Kaya ka ndarë në rrjetet sociale një foto të shkrepur në momentet e para kur dyshja e ka marrë të voglin në krahë. Me siguri çifti duhet të jetë duke përjetuar një nga periudhat më të ëmbla në jetën e tyre, pasi fryti i dashurisë ka ardhur në jetë tashmë./revistawho.com