Nicole Kidman di si ta përkëdhelë burrin e saj Keith Urban dhe në këtë mënyrë nuk krijon as diferencime në familje. Ndaj gjithë pjestarët i përfshin në ditën e ‘spa-s’ me masazhe, pedikyr e shumë gjëra. “Jam e fiksuar me këto gjërat e luksit. Dua t’i kem këmbët e buta dhe përfshij gjithë familjen në proces që të mos ketë diferencime dhe kjo gjë na kënaq të gjithëve”, u shpreh aktorja për ‘InStyle’.
Nicole ka 2 fëmijë me bashkëshortin e saj Urban dhe 2 të tjerë të adoptuar me ish-bashkëshortin, Tom Cruise.
Që të dini dhe diçka, masazhet i bën vetë Nicole dhe për këtë është trajnuar kur ka qenë shumë e re dhe fama nuk e kishte prekur akoma./revistawho.com