• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nicki Minaj dhe Rihanna “luftë” për të veshurën më bukur në “Met Gala”

Kanë kaluar tre ditë nga mbrëmja e “Met Gala”, por postimet dhe lajmet mbi mbrëmjen më fashion të vitit nuk kanë mbaruar. Me parakalimin në tapetin e kuq të shumë yjeve bëhen edhe listat e të veshurave më bukur nga revistat më prestigjioze të modës. Ishte Nicki Minaj ajo e cila postoi një listë ku rreshtoheshin disa nga revistat e portalet më të njohura në botë të cilat e kishin renditur reperen në të veshurat më bukur. Por lista në fakt nuk ishte e vërtetë. Në shumicën prej tyre Nicki nuk renditej në të veshurat më mirë. Reperja e fshiu postimin, por përpara se ajo ta bënte këtë ishte Rihanna ajo që i tregoi vendin. Ajo postoi gjithashtu një kolazh ku revistat si Vogue, Elle, Bazaar etj e klasifikonin si të veshurën më bukur në “Met Gala”. Ju cila mendoni se ishte veshur më bukur?/revistawho.com