• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Nick Jonas i emocionon të gjithë me gjestin e tij, i dedikon bashkëshortes një këngë të albumit

“Jonas Brother” pas 10 vitesh mungesë, kanë lançuar albumin më të ri të tyre me titull “Happiness Begins”. Fansat e grupit të njohur kanë shprehur në rrjete sociale gjithë lumturinë për këtë rikthim dhe albumin e tyre. Së fundmi është mësuar se në album ka dhe një detaj shumë romantik nga ana e Nick. Këngëtari i njohur ka pranuar se kënga numër 4, e titulluar “I Believe” i dedikohet partneres së tij, Priyanka Chopra. Ai ka treguar se kënga është një “letër dashurie për bashkëshorten” dhe të gjithë fansat e kanë pëlqyer shumë këtë gjest të tij. Edhe vëllai, Joe, ka zbuluar se kënga është shumë e bukur dhe se ata e kanë dëgjuar shumë gjatë festës së beqarisë së Nick. Albumi i plotë i grupit “Jonas Brother” erdhi pasi tre vëllezërit publikuan njëherë dy këngë “Sucker” dhe “Cool”, të cilat rezultuan mjaft të suksesshme. Këngëtarët njoftuan ribashkimin e tyre në shkurt të 2019-tës, gati 6 vit pas shpërbërjes. Kujtojmë se në atë kohë ishte Nick ai që i dha fund grupit, duke qenë se ju kërkoi vëllezërve që të nisnin një karrierë solo. /revistawho.com