Nick Jonas dhe Priyanka Chopra duket se kanë vendosur që këtë periudhë delikate në të gjithë botën, ta kalojnë në shoqërinë e më të dashurve të tyre.
Dyshja ka preferuar që të japë herë pas here mesazhe motivuese për të gjithë ndjekësit e tyre, duke lënë të kuptohet se janë në gjendje shumë të mirë.
“E di që kjo kohë është e pasigurt për të gjithë, por shpresoj që të gjithë të jeni duke ia dalë. Ju dërgojmë energjinë tonë pozitive. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin. Uroj të jeni të sigurt dhe me shumë dashuri”, ishte mesazhi që Priyanka dhe Nick dhanë në rrjetet e tyre sociale.
Kujtojmë se mesazhet e ndryshme sensibilizuese nuk kanë munguar këto ditë, ku shumica e personazheve të njohur kanë zgjedhur t’i motivojnë dhe dhurojnë buzëqeshje gjithë ndjekësve të tyre.