• youuinsttaaffccbb
TEST
Moti

Ngrohja globale: Prilli më i nxehtë i të gjitha kohërave

Ky është prilli i dytë më i nxhetë i të gjitha kohërave Kështu kanë konfirmuar NOAA (Administrata Oqeanike Kombëtare dhe Atmosferike në SHBA). Nga dita e sotme bëhen plot 388 muaj që njihen si muajt me një të nxhehtë atipik. Temperatura mesatare globale vazhdon të rritet. Për muaji prill anomalia termike është me 0,90°C, më shumë se mesatarja e shekullit të XX –të. Bëhet fjalë për prillin më të nxhetë që prej vitit 1880. Por ajo që të bën më shumë të reflektosh është se ngrohja globale vazhdon të rritet. Pavarësisht kësaj në disa zona anomalia ka shënuar negative. Që do të thotë se në disa vende të Kanadasë, në Amerikën Jugore, vendet Skandinave, Europën Qëndrore-Orientale, Rusi dhe Australinë Perëndimore, temperaturat kanë qenë më të ulëta se normalja. Sipas NOAA, muaji i prillit në këto vende ka qenë më i freskëti që prej vitit 2003

Burimi: meteo.it