• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ngjyrat e Jonida Maliqit tërheqin vëmendjen e sipërmarrëses së njohur të modës

Jonida Maliqi ka ndarë së fundmi disa foto me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ ku ka treguar si po shkojnë ditët e vetizolimit.

Këngëtarja ka pozuar me kostumin ngjyrë portokalli nën rrezet e diellit, teksa ka shtuar se këto foto ja ka bërë mamaja.

“Kur mami të realizon një ‘photoshoot’ në kushte karantinimi. Nuk reziston dot së qeshuri. Qëndroni të fortë, qëndroni në shtëpi dhe të sigurt”, ka shkruar Maliqi krah këtij postimi.

Ngjyrat e Jonidës duket se kanë vjedhur dhe vëmendjen e sipërmarrëses së njohur të modës, Miroslava Duma, e cila i ka pëlqyer këto foto të këngëtares.

Kujtojmë se Maliqi është një ndër blogeret më të suksesshme dhe njihet nga të gjithë si një nga figurat ikonë të modës në vend./revistawho.com