• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Nga veshjet e gjera tek kostumet serioze, këto janë ndryshimet e Landi Hysit ndër vite

Këngëtari i njohur i grupit muzikor ‘West Side Family’, Landi Hysi është një ndër meshkujt më seksi të ekranit shqiptar. Nëse i hedhim një sy ‘Instagramit’ të tij vëmë re se ai tregon një rëndësi të veçantë për pamjen e jashtme dhe mund të themi se ja del të duket gjithmonë mirë. Këngëtari është kujdesur që me anë të aktivitetit fizik të vazhdueshme, të ketë një trup ‘fit’ dhe kjo bën që çdo veshje të duket bukur në trupin e tij. Kohët e fundit duket se këngëtari është ‘fiksuar’ pas kostumeve, të cilat përpiqet t’i veshë në mënyra të ndryshme, herë me këmisha, herë me bluza apo me golfe. Për të bërë një thyerje të seriozitetit, ai shpeshherë i kombinon kostumet me atlete.

Por nëse ju kujtohen fillimet e tij, Landi ka pasur një stil veshje komplet ndryshe nga ai sot. Këngëtari në projektet e para të tij është shfaqur si një reper i vërtetë me veshjet tipike të gjera. Në çdo dalje të tij ai ishte i veshur me bluze dhe pantallona të gjera. Gjithashtu ai mbante kapele te ndryshme apo shami me ngjyra, që i lidhte ne koke.

Te dyja stilet, ne kohe te ndryshme, i shkojnë shume këngëtarit te njohur./revistawho.com