• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Jetë, Këshilla, Lajme

Nga tradhtia tek martesa, çfarë kuptimi kanë 9 ëndërrat më të shpeshta me partnerin

Nëse jeni në një marrëdhënie, me siguri ju ka rënë rasti të shikoni të paktën njëherë një ëndërr për partnerin tuaj. Mund ta keni parë teksa ju tradhëton, teksa ziheni ose në momente intime. Mbase nuk e besoni, por ëndrrat tregojnë shumë për stadin në të cilin ndodhet raporti mes një çifti. Më tej ju tregojmë çfarë domethënie kanë për lidhjen tuaj ëndrrat më të shpeshta që shikoni për partnerin.

Partneri ju tradhëton me ishin

Nëse ju ka ndodhur të shikoni një ëndërr të tillë domethënia lidhet me pasiguritë që keni për marrëdhënien dhe dyshimet që mund të keni për besnikërinë e partnerit. Në disa raste një ëndërr e tillë është shenjë për një person të tretë që po përpiqet të prishë lidhjen.

Ndarje nga partneri

Nëse e shikoni këtë ëndërr nuk duhet të friksoheni. Zakonisht një ëndërr e tillë është shenjë e një fillimi të ri dhe një hapi që do e hidhni së bashku, për të mirën e të dyve.

Shikoni në ëndërr sikur jeni shtatzënë

Kur shikoni veten shtatzënë në ëndërr nuk duhet të friksoheni. Nëse planet tuaja për fëmijë nuk janë të afërta një ëndërr e tillë lidhet me zhvillimin e ideve të reja që keni në kokë. Ato mund të lidhen me çdo gjë dhe partneri mund t’ju mbështesë ose jo, kjo varet nga mënyra si sillet në ëndërr.

Ziheni

Nëse ziheni në ëndërr, kuptimi i saj është një dhe i vetëm: Ju keni disa ndjesi që doni t’i shprehni, por ende nuk e keni bërë.

Seks me partnerin

Nëse e shikoni veten në ëndërr në momente intime, kuptimi i saj mund të jetë që disa dëshira dhe preferenca seksuale nguroni t’i shprehni, por duhet ta bëni dhe të jeni të hapur me partnerin.

Ju hiqni dorë nga partneri

Nëse shikoni një ëndërr ku i kërkoni partnerit ndarje, kuptimi i saj mund të jetë i lidhur me frikën që keni nga shkëputja e  marrëdhënies dhe humbja e partnerit.

Endërr duke tradhtuar partnerin me mikun e tij më të mirë

Kjo ëndërr nuk tregon domosdoshmërisht faktin që je e tërhequr nga miku i partnerit tënd. Nëse kjo ëndërr nëse ju bën të ndiheni në faj është totalisht e padëmshme. Thjesht duhet të flisni me partnerin pasi mund të ketë diçka që ju bën të ndiheni e lënë pas dore.

Martoheni

Nëse shikoni në ëndërr sikur po martoheni, tregon që e ndjeni veten aq afër partnerit saqë keni menduar edhe martesën dhe po konsideroni hapa të mëdhenj. Kjo ëndërr është sinjal që marrëdhënia është në stadin më të mirë.

Partneri kërkon të të vrasë

Kjo ëndërr ka vetëm një domethënie: Keni frikë nga diçka në jetën reale. Frika lidhet me personin që keni përballë ose marrëdhënien tuaj./revistawho.com