• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Nga takimi i parë tek xhelozia, Aurela Hoxha flet për partnerin që na mban të fshehtë

Aurela Hoxha, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan”, si rrallëherë ka zbuluar detaje nga jeta personale duke folur për partnerin e saj, të cilin prej kohësh e mban larg syrit të publikut. Kur u pyet se çfarë fjale i thotë atij në mëngjes sa zgjohet përgjigjja e Aurelës ishte: “Zgjohu beb, se m’ka marrë malli”.

Aurela tregoi se puthjen e parë e ka dhënë në takimin e parë dhe kur u pyet për vendin tregoi: “Në buzë, në buzë, në buzë”, duke shkaktuar të qeshura.

Modelja tregoi se partneri i saj është shumë xheloz për çdo njeri që i afrohet asaj. Në fund të mini-intervistës, Aurela me humor tha se çdo gjë e kishte thënë për qenushin e saj, por sigurisht që nuk e besuam.