• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Nga sot e tutje, burra e gra hiqini të brendshmet dhe pastaj flini, po jo për arsyen që po mendon

Me pizhama ose jo, për vajzat është më e shëndetshme të flenë pa të brendshme, për ta lënë zonën gjenitale të lirë të ajroset. Kjo është këshilla e një grupi ekspertësh të intervistuar nga “Huffington Post”.

“I them shpesh pacientëve të mi që të shtrihen për të fjetur pa mbathje. Nëse zona qëndron e mbuluar në mënyrë konstante dhe sidomos nëse copa e mbathjeve nuk është thithëse, largështira krijon një terren shumë pjellor për bakteret”, thotë mjekja Alyssa Dweck. Këshilla vlen më së shumti për gratë në menopauzë: “Më shumë gjëra vesh, më shumë gjëra duhet të heqësh kur ke goditjet e nxehtësisë natën”, shpjegon mjeku Raquel B. Dardik.

Kjo vlen edhe për meshkujt. “Bokserat mbajnë lagështi dhe nxehtësi, dhe bakteret lulëzojnë në këto ambiente. Të flesh pa mbathje është e këshillueshme edhe për spermatozoidët. “Është e nevojshme temperatura e duhur për të pasur një prodhim sperme optimal. Mbathjet i nxehin shumë testikujt duke kompromentuar kështu cilësinë e lëngut seminal”, sqarojne urologet. Por nëse e keni të vështirë të flini pa të brendshme pasi shkon kundër zakonit tuaj, atëherë ekspertët këshillojnë të përdorni mbathje pambuku dhe për meshkujt boksera shumë të gjerë./revistawho.com