• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Nga sot as në fund të botës nuk vjen njeri”, Vesa Luma bashkë me familjen e saj po shijojnë ditën e fundit të “lirisë”

Prej disa kohësh këngëtarja Vesa Luma bashkë me bashkëshortin Big Basta dhe djalin e saj, Lian janë shpërngulur në Zelandën e Re. Vesa është mjaft aktive në rrjetet sociale ku gjatë gjithë kohës poston foto të djalit. Githashtu edhe mesazhet sensibilizuese për këtë situatë që bota po kalon nuk kanë munguar. Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shihet bashkë me Big Bastën dhe djalin e saj. Krah fotos së ëmbël Vesa ka treguar se dhe në Zelandën e Re si në çdo vend tjetër të botës kanë filluar të merren masat parandaluese për Koronavirusin. Ajo lajmëron se askush nuk mund të shkojë më atje pasi fluturimet janë anulluar. “Duke shijuar ditën e fundit të “lirisë”..kush kish me thon..kjo është lufta e dytë që po e përjetoj…kësaj here ndaj një të panjohure. Nga sot as në fund të botës nuk vjen njeri…dej n’kismet”, shkruan Vesa.

Covid-19 po përhapet me shpejtësi duke mos kursyer asnjë vend të botës.