• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Instant Articles, Lajme

Nga skenat e muzikës në shesh-xhirime, këta artistë shqiptarë kanë provuar aktrimin

Arti ka dimensione të gjera dhe mënyra eksplorimi të ndryshme. Artistët kanë eksploruar shpesh në fusha të ndryshme artistike. Që në vitet ’90 e deri sot, ata kanë provuar kanë provuar të aktrojnë në role të vogla ose si protagonistë, por gjithsesi kanë rezultuar të suksesshëm. Mesa duket pasioni për filma, i ka bërë të kalojnë kufijtë që lejon profesioni i tyre. Por cilët janë këta këngëtarë që nuk i rezistuan magjisë që ofron shesh-xhirimi?

Ema Qazimi

Ema Qazimi ka 37 vite në skenën shqiptare. Ajo ka qenë një nga këngëtaret më të mira të viteve ’90 dhe ka marrë pjesë në 25 Festivale të Radio Televizionit Shqiptar. Përtej muzikës, Ema aktroi në disa shfaqje teatrale dhe një film shqiptar, përkatësisht:

“Diell me kastër”, rol kryesor, Teatri Popullor

“Vërshime Pranverore” rol kryesor, Teatri Popullor

Rezultate imazhesh për ema qazimi

“Përmbytja e madhe” rol episodik, Teatri Popullor

“Kapedani”, rol episodik, Film i Kinostudios “Shqipëria e Re”

Turne me trupën e Teatrit Popullor në Kosovë

Nertila Koka

Nertila Koka është gjithashtu një nga këngëtaret më të njohur shqiptare të brezit të saj. Ajo ka interpretuar në festivalet e kohës, por edhe ka aktruar në filmat:

Telefoni i një mëngjesi (1987) si Lira

Duaje emrin tënd (1984) si Bora

Apasionata (1983) si motra e Arturit

Liljana Kondakçi

Liljana Kondakçi ka nisur karrierën rreth vitit 1965. Ajo ka marrë 7 çmime të para në festivalet e muzikës së lehtë, ka kënduar në kolonat zanore të disa filmave shqiptarë, por ka provuar edhe aktrimin në tre filma:

Në pyjet me borë ka jetë 1978, mësuesja

Udhëtim në pranverë, 1975, Valbona

Kur hiqen maskat 1975, këngëtare

Manjola Nallbani

Manjola Nallbani është konsideruar gjithmonë si një nga zërat më të mirë shqiptarë. Ajo ka marrë pjesë në festivale dhe ka kënduar muzikë folklorike dhe të lehtë.

Manjola ka provuar edhe aktrimin në filmi “Rikonstruksioni”, një realizim i vitit 1988.

Noizy

Noizy renditet ndër reperat më të mirë shqiptarë. Prodhimet e tij muzikore kapin miliona klikime dhe është i ftuar në koncerte brenda dhe jashtë vendit. Përveç këngës ai ka eksperimentuar në aktrim përkatësisht në 2013-ën me filmin “All Access” dhe në 2015-ën me filmin “Zori”.

Zaimina Vasjari

Zaimina Vajsari ka qenë fituese e Miss Shqipëria, ka bërë disa këngë dhe është renditur ndër këngëtaret më të pëlqyera. Ajo ka provuar të aktrojë në filmin ‘Zori’.

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi ka disa hite në repertorin e tij, por për herë të parë ka marrë pjesë edhe në një film shqiptar, prodhim i vitit 2017 me titullin “Jeto ndryshe”.

Çiljeta

Çiljeta ka eksperimentuar në fusha të ndryshme të artit dhe televizionit. Megjithatë ajo njihet për këngët e bukur dhe interpretimet muzikore. Çiljeta ka marrë pjesë në tre filma shqiptarë:

“Trapi i Vjetër” prodhim i 2005-ës

“Ishte Koha për Dashuri” prodhim i 2004-ës

“Floorless” (Pa bazë) prodhim i 2017-ës.

Shejla Haxhiraj

Shejla Haxhiraj është bërë e njohur nga pjesëmarrja në “X Factor” ku u shpall fituese. Ajo ka provuar aktrimin në filmat: “Fluturim Pasioni” dhe “Tirana 14”.

Bleona

Bleona Qereti adhuron muzikën dhe prodhon këngë prej shumë vitesh. Pasi u largua në Amerikë për të ndërtuar jetën e saj de karrierën, ajo eksperimentoi edhe në prodhime kinematografike, përkatësisht në filmin “211” dhe aktualisht po xhiron “Paper Empire”. Kujtojmë se këngëtarja ka mbaruar studimet për aktrim.

Elvana Gjata 

Elvana Gjata, këngëtarja e shumë hiteve dhe Ermal Mamaqi që mbahet mend për disa këngë në periudha të ndryshme kohore kanë realizuar së fundmi një film sëbashku. Ata janë protagonistë të dy në “Dy gisht mjalt”.

Ermal Mamaqi

E nisi karrierën si këngëtar në “The Dreams”, por është edhe një nga aktorët më të njohur të humorit. Ai ka realizuar edhe disa filma, ndër të cilët përmendim: “Femrat” dhe “Dy gisht mjalt”.

Rezultate imazhesh për ermal mamaqi femrat

Almeda Abazi

Almeda Abazi sapo ka publikuar këngën “Alabama” që ka rezultuar shumë e suksesshme, por ajo ka aktruar në disa filma dhe seriale turk. Ndër ta përmendim: “Konak”, “Show Business”, “Ayrılık” dhe “Muhteşem Yüzyıl”./revistawho.com

Rezultate imazhesh për almaeda abazi filma

CLOSE
CLOSE