Ndoshta për shumë gjëra mund të mos bini dakort me partnerin, por kur vjen puna tek veshja, jua sigurojmë që do ngjani më ‘cool’ nëse visheni njësoj. Më saktë, jua sigurojnë këto foto të personazheve tanë të njohur që kanë zgjedhur që hera-herës të shfaqen në publik veshur njësoj me personin e zemrës.
Siç ka vepruar sot Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj. Çifti është shfaqur me ngjyra të njejta, sportivë dhe shumë komfort në veshjet e tyre. Të dy me këmisha, pantallona, atlete të bardha, syze.
Sportivë u shfaqën edhe Orinda Huta dhe Turjan Hysko kur dhanë lajmin se do të bëhen prindër. Të dy të veshur me ngjyra pastel, këmishë e atlete.
Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një tjetër çift që pëlqejnë të kombinohen me njëri-tjetrin në veshje. Ja një rast ku të dy janë veshur me bluzë të zeza e me siguri ndihen super rehat.
Nuk mbeten pas edhe politikanët. Edi Rama u shfaq ditën e votimeve së bashku me Lindën, të dy të veshur me rroba të gjera, të zeza dhe trendi.
Me të zeza u shfaqën edhe Ajola Xoxa me Erion Veliajn. Madje kombinuan edhe xhaketat e lëkurës.
Një tjetër çift ishte edhe Agron Shehaj me bashkëshorten, të ciët kishin zgjedhur të visheshin me xhaketa me ngjyrë bezhë.