• youuinsttaaffccbb
TEST
A e dini se ..., Instant Articles, Jetë, Lajme, Shëndet

Nga shkenca vjen një lajm jo fort i mirë për fëmijën e parë

Një studim i ri ka zbuluar se fëmijët e lindur të parët në një familje janë më të rrezikuar nga disa sëmundje. Ata bien më shpejtë pre e disa gjendjeve të pashëndetshme, që mund të shkurtojnë jetëgjatësinë.

Nga obeziteti deri tek tensioni i lartë i gjakut, të qenit fëmija më i madh nuk ka gjithmonë avantazhe, ka zbuluar studimi.

Edhe pse fëmijët e parë kanë të gjithë vëmendjen dhe përkujdesjen e prindërve, ata bien shpesh pre e sëmundjeve.

Autorja kryesore e studimit, prof. Sandra Black tek Universiteti i Teksasit, në Austin, thotë se fëmijët e parë janë më pak të shëndetshëm sa u përket treguesve shëndetësor, si tensioni i gjakut, trigliceridet, treguesit e mbipeshës dhe obezitetit.

Studimi ka zbuluar se probabiliteti që të kesh tension të lartë të gjakut ulet sipas radhës së fëmijëve. Fëmijët e dytë kanë 3% më pak se fëmijët e parë që të kenë tension të lartë të gjakut, ndërsa fëmijët e pestë kanë 7% më pak rrezik.

Fëmijët e parë gjithashtu kanë nivele më të larta të triglicerideve, një formë e yndyrave e prodhuar nga mëlçia, krahasuar me fëmijët e dytë ose të tretë./revistawho.com