• youuinsttaaffccbb
TEST
Vetëm në WHO

Nga REVISTAWHO.COM / Tituj të njëjtë, këngë të ndryshme… 12 rastet flagrante në muzikën shqiptare

Nga Isilda Bellaj

Në ditët e sotme tregu muzikor ka arritur majat e prodhimtarisë. E ndoshta për këtë shkak, ndodh shpesh që dy këngë hit të mbajnë të njëjtin titull, për shkak se ndonjëherë mungon kreativiteti, ndonjëherë autorët frymëzohen nga krijimet e njëri-tjetrit e ndonjëherë kaq janë mundësitë që na ofron gjuha shqipe. Ne kemi bërë një hulumtim rreth kësaj dukurie dhe kemi arritur në përfundimin se këngë shumë të njohura mbajnë të njëjtin titull. Më poshtë ‘revistawho.com’ ka përgatitur një listë me disa nga këngët që kanë qënduar gjatë në mendjen e publiku të cilat mbajnë të njëjtin titull paçka se vija melodike dhe këngëtarët që i këndojnë janë të ndryshëm.

“Lamtumirë” – Gold Ag ft. Shkumbin Ismaili (2012), Stresi ft. Xheraldina (2012), Anjeza Branka ft. Muharrem Ahmeti (2013) dhe Dren Abazi (2016)

 

https://www.youtube.com/watch?v=msYtzToHoNk

“Shpirti i shpirti tim” – Aurela Gaçe (2013) dhe Shyhrete Beluli (2016)

“Ika larg”/”Iki larg” – Eneda Tarifa (2001) dhe Vedat Ademi ft. Rezarta Shkurta (2011)

“Asnjëherë” – Albërie Hadërgjonaj (2013) dhe Adrian Gaxha (2015)

“Prit dhe pak” – Ermal Fejzullahu (fillim vitet 2000) dhe Alar Band (2016)

“Dashuri” – Robert Alia (vitet ’80) dhe Flori Mumajesi ft. Shkurte Gashi (2010)

“Pa ty” – Beatrix Ramosaj (2013) dhe Kaltrina Selimi ft. Gold AG (2016)

“Sonte” – Adelina Ismaili (fillim vitet 2000) Jonida Maliqi ft. Blunt & Real (2013) dhe Flor Mumajesi ft. Capital T (2014)

“Pse” – Stine (2010) dhe Blero (2015)

“Vetes” – Elvana Gjata (2008) dhe Greta Mahmutaj ft. John Von Ride (2016) 

“Nuk ta fal” – Kaltrina Selimi (2013) Poni ft. Shkumbin Ismaili (2015) 

“Ajo” – Gena ft. Ermal Fejzullahu (2012), Bruno (prill 2016) dhe Majk ft. Getoari (qershor 2016)