• youuinsttaaffccbb
TEST
Pikante sot, Vetëm në WHO, Who VIP

Nga REVISTAWHO.COM / “Shokë për kokë… në showbiz” – historitë e miqësive të personazheve të famshëm

“Kush gjen një mik, gjen një thesar”… Mund të duket si një shprehje klishe, por veçanërisht në ditët e sotme është shumë e vështirë të kesh një mik të vërtetë në krah, për të të qëndruar pranë në ditët e lumtura e mbi të gjitha në ato të vështira. Por a ka miq të tillë në showbiz?! Në këtë mjedis ku “bërrylat” dhe përplasjet janë më të forta, duket sikur shoqëritë janë të pamundura. Por çuditërisht ka edhe nga ato miqësi që i kanë rezistuar kohës dhe qëndrojnë ende të forta. Ja disa prej tyre:

14700855_1591905364168323_5926621671740498318_o

Ermal Mamaqi dhe Soni

Kur Flori Mumajesi hoqi dorë nga grupi “The Dreams”, ai që e zëvendësoi kantautorin e njohur shqiptar ishte komediani, Ermal Mamaqi. Në periudhën kur Mamaqi iu bashkua grupit u krijua edhe hiti “Nuk dua ta di”, një nga këngët e cila ka mbetur në memorien e të gjithëve edhe në ditët e sotme. Por me Sonin, anëtarin tjetër të “The Dreams”, Ermali është ende shumë mik. Kjo miqësi shumëvjeçare është përkthyer edhe në marrëdhënie pune kohët e fundit. Ai e ka bërë Sonin pjesë të programit të tij, “Xing me Ermalin”. Nga ana tjetër, Mamaqi ka një miqësi të vjetë edhe me një tjetër koleg, aktorin e dashur të humorit Eglein Laknori.

rovena-dilo-dhe-jonida-maliqi

Rovena Dilo dhe Jonida Maliqi

Ato janë dy nga këngëtaret më të mira të muzikës shqiptare. Por kanë rastisur të tilla edhe përsa i përket raportit të tyre miqësor. Jonida Maliqi dhe Rovena Dilo janë nga ato personazhe të showbiz-it, që i sheh gjithnjë bashkë dhe  mbi të gjitha mikesha shumë të ngushta. Skena ka qenë ajo që i ka njohur vajzat e ekranit dhe që tani janë më të lidhura se kurrë me njëra-tjetrën.

14708127_10210364544487922_9155744205692921260_n

Vera Grabocka dhe Valbona Selimllari

Fillimisht kanë qenë bashkëpunëtore, por tani janë mikesha shumë të mira. Bëhet fjalë për regjisoren e famshme shqiptare, Vera Grabocka dhe për Miss-in e parë shqiptar, Valbona Selimllari. Bobi vazhdon të jetë ende pjesë e programeve të Grabockës, por më e rëndësishme është miqësia e tyre shumëvjeçare, e cila i ka rezistuar viteve dhe kohës.

14717180_10210364560728328_1369952795894006693_n

Flori Mumajesi dhe Andi Gramo

Flori Mumajesi dhe Andi Gramo janë një tjetër dyshe miqsh, që i kanë ruajtur marrëdhëniet e tyre shoqërore. Përpos punës në NRG radio (vite më parë) Andi Islami dhe Flori Mumajesi janë sot pjesë të labelit, “Threedots”. Dj Andy është menaxheri i labelit, i cili merret me organizimin e të gjitha koncerteve të këngëtareve, por përveç këtij fakti me Mumajesin duket se kanë ruajtur të njëjtin raport miqësor. Miqësia e tyre është për t’u marrë shembull.

ciljeta-dhe-ingrit

Çiljeta Xhilaga dhe Ingrit Gjoni

Mike për kokë duket se kanë mbetur edhe Ingrit Gjoni me Çiljeta Xhilagën. Shoqërisë së tyre i kanë kushtuar edhe këngë (Mike dhe rivale), por më të fortë duket se kanë marrëdhënien jashtë skenës ku i gjenden njëra-tjetrës në të mirë e në të keq. Ndonëse sot janë nëna me fëmijë, Çili dhe Ingriti gjejnë gjithnjë kohë për njëra-tjetrën, madje duket se shokë të mirë në të ardhmen do të jenë edhe Paridi me Fernandon, (vogëlushët e tyre).

diellza-dhe-aferdita

Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci

Miss-i i parë i Kosovës, Afërdita Paqarada dhe Diellza Kolgeci (ish-Miss Kosova gjithashtu) janë dy bukuroshe që nuk e kanë xhelozuar kurrë njëra-tjetrën. Afërdita dhe Diellza janë sot mike dhe bashkëpunëtore shumë të ngushta. Bukuroshet nga Kosova kanë krijuar bashkë shumë evente mode dhe aktivitete bamirësie dhe të gjitha kanë rezultuar të suksesshme. Kjo jo vetëm sepse janë bërë me shumë dashuri, por edhe për faktin që kur ke pranë një mikeshë zemre gjërat marrin drejtimin e duhur.

xhemi-dhe-arbana

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu

Dy moderatoret e “Top Channel” janë gjithashtu mikesha shumë të ngushta. Nëse i hedh një sy Instagramit të të dyjave, fotot me njëra-tjetrën janë të pashmangshme. Madje në çdo fillim sezoni ato janë “fanset” më të mëdha të spektakleve të njëra-tjetrës.

eli-fara-aurela-gace

Aurela Gaçe dhe Eli Fara

Aurela Gaçe dhe Eli Fara janë një tjetër “çift” mikeshash të pandara. Dy këngëtaret e njohura shqiptare janë prej vitesh mikesha shumë të ngushta, duke u bërë pjesë gjithashtu edhe të familjeve të njëra-tjetrës. Megjithatë kjo miqësi e ngushtë nuk e ka penguar Aurelën ta imitojë shpesh shoqen e saj të ngushtë në performancat e saj në ish-klubin e saj, “Crazy Calvin”.

14724395_10210364552208115_3509935824969134744_n

Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta

Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta, u bënë të famshme si dy mikeshat prezantuese që komentonin personazhet publike… Pavarësisht eksperiencave të mëparshme përvoja në “Thumb” i bashkoi ato publikisht për të mos u ndarë më kurrë edhe sot që flasim, kur të dyja vijojnë me sukses drejtimin e “Thumb” në “Top Channel”.

Mira Kazhani dhe Anjeza Maja

Mira Kazhani dhe Anjeza Maja, numërojnë një miqësi të sinqertë prej më shumë se 10 vitesh… Vajzat që zunë kopertinën e “revistaëho.com” disa muaj më parë, janë njohur nga përvoja të përbashkëta pune duke e ruajtur shoqërinë edhe jashtë ambientit të punës.

a702e605367581cb83bb957a2941bf43

Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi

“Universiteti i Arteve” ishte ai që i bëri bashkë dy vajzat bukuroshe të ekranit, Elvana Gjata dhe Jonida Vokshi. Dhe ky është rasti kur shoqëria e universiteti vazhdon përjetë, edhe tani kur dy bukuroshet aderojnë në fusha të ndryshme të artit. Ndonëse nuk takohen aq shpesh, të dyja thonë se kur shihen sëbashku koha ndalon në vend, duke e vijuar bisedën aty ku e kanë lënë herën e fundit.

fiordi-dardhaaa

Rozana Radi dhe Fiori Dardha

Rozana Radi dhe Fiori Dardha janë njohur gjithashtu në “Universitetin e Arteve”… Shoqëria e tyre është konsoliduar me vitet dhe ato kanë qenë pjesëmarrëse në çdo gëzim e hidhërim të njëra-tjetrës. Rozi dhe Fiori, pritet që të nisin shumë shpejt programin e tyre më të ri në “Ora News”.