• youuinsttaaffccbb
TEST
Gjerat që nuk i dini për mua..., Pikante sot, Who VIP

Nga REVISTAWHO.COM / “Nëse manikyristja ime ndërron jetë, unë…” – Bleona Qereti rrëfen 14 gjërat që nuk i dini për të

Duke nisur nga sot “RevistaWho.Com” do të sjellë çdo javë rubrikën “Gjërat që nuk dini për mua”, në të cilën personazhe të njohur të jetës publike do të rrëfejnë detaje që ne nuk i njohim nga jeta e tyre. Ajo që do të hapë këtë rubrikë është këngëtarja e famshme shqiptare, Bleona Qereti, e cila si gjithmonë, do t’ju mbajë gozhduar deri në fund të listës me 14 gjërat që nuk i dini për të. Pika 7 është fantastike!

  1. Jam natyrë shumë besnike, për çdo gjë duke nisur që nga marrëdhëniet njerëzore, dashuria, shoqëria deri tek moda, e restorantet. Unë shkoj në të njëjtat restorante për 7 vjet në LA dhe porosis të njëjtën pjatë. Nuk kam kuriozitet për pjesën tjetër të menuse. Shkoj tek të njëjtat dyqane dhe marr te njëjtën gjë, po në ngjyra të ndryshme në çdo koleksion të ri. Pjesa tjetër nuk më intereson!
  2. Standardi “çfarë më pëlqen” e “çfarë më bën të lumtur” është kaq i lartë dhe shumë shumë rrallë ndodh që diçka të më pëlqejë 100% dhe sigurisht kur kjo gjë ndodh unë e ruaj me fanatizëm dhe obsesionohem.
  3. Kam 3 restorante të preferuara në LA.
  4. Kam 5 firma mode të preferuara.
  5. Kam 1 njeri që e dua, të tjerët nuk më interesojnë.
  6. Kam 1 pasion.
  7. Kam 1 vajzë që më bën thonjtë në LA. Nëse ajo vdes unë nuk kam më thonj.
  8. Jam person shumë selektiv. Nuk harxhoj kohë me gjëra kot dhe njerëz kot!
  9. Nëse thonjtë, flokët dhe dhëmbët e mi nuk janë PERFEKT, përgatituni për Luftën e 3-të Botërore.
  10. Kam shumë pak shokë të vërtetë.
  11. Nëse do të jesh armiku im, më zgjo nga gjumi në mëngjes.
  12. Nëse do të ma shpifësh, më gënje dhe pretendo e bëj gjëra fallco.
  13. Nëse i vë vetes një synim, bëj çdo gjë që kam në dorë për ta arritur deri në vetësakrifikim.
  14. Nëse e do jetën mos sulmo familjen time, njerëzit që dua dhe karrierën time.