• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi, Pikante sot, Vetëm në WHO, Who VIP

Nga REVISTAWHO.COM – Dashi, Gaforre, Ujori dhe Binjakët… Ja çfarë shenjash janë vajzat më seksi të ekranit shqiptar! Lexoni emrat

Nga Stela Çuni

“RevistaWho.Com” pas një vëzhgimi të detajuar sjell sot shenjat të cilave u takojnë vajzat më seksi të ekranit dhe karakteristikat e tyre…

Femrat e lindura nën shenjën e Dashit janë ato femra që ju do i ndiqni gjithë jetën. Janë të pavarura dhe impulsive. Pasioni dhe impulsiviteti që i karakterizon mahnit çdo njeri përreth. Nëse i dashuroni do bëheni skllevër të dëshirave të tyre. Ato vdesin të jenë në qëndër të vëmendjes. Femrat e lindura nën këtë shenjë janë sypatrembura, lidere, energjike dhe dinamike. Simboli i Dashit është zjarri dhe një femër dash është pasionante. Një femër dash posedon optimizëm dhe gjithmonë shikon të ecë përpara. Ato janë shumë joshëse dhe arma e tyre e fortë është pozitiviteti. E pafajshme ndoshta nuk është fjala që ju do të përdorni për të përshkruar në përgjithësi një femër dash, por vetëbesimi i saj dhe entuziasmi që rrezatojnë është i vështirë për t’u rezistuar.

Femrat më sexy shqiptare të shenjës së Dashit janë: Nora Istrefi, Fjolla Morina, Genta Ismajli, Adelina Tahiri dhe Dafina Zeqiri.

dashiii

Femrat e lindura nën shenjën e Gaforres janë me vullnet të hekurt, pasionante dhe këmbëngulëse. Ato janë femra shumë sensitive dhe është një nga shenjat më të dashura të zodiakut. Ajo çfarë i bën tërheqëse dhe sexy është paparashikueshmëria. Askush nuk e di çfarë mund të presë nga një gaforre. Ato kanë edhe një shpirt të pavarur. Gjithashtu është e vështirë të harrosh një gaforre. Femrat e lindura nën shenjën e gaforres kanë gjithmonë një pamje rinore dhe të freskët.

Femrat më sexy shqiptare të shenjës së Gaforres janë: Afërdita Dreshaj, Tuna, Eni Koçi dhe Olta Gixhari.

gaforre

Femrat e lindura nën shenjën e Ujorit janë tërheqëse pa e kuptuar. Ato tentojnë të jenë të veçanta, por në të vërtetë janë të bukura kur janë vetvetja. Mënyra se si flasin, veprojnë i mahnit njerëzit përreth. Ato janë unike, të zgjuara, të pavarura dhe mbi të gjitha origjinale. Femrat e lindura në këtë shenjë sjellin gjithmonë ide të reja dhe janë inteligjente çka i bën shumë sexy. Ato janë femra të gatshme për të ndihmuar të tjerët.

Femrat më sexy shqiptare të shenjës së Ujorit janë: Çiljeta Xhilaga, Elvana Gjata, Ledina Çelo dhe Orinda Huta.

ujoriii

Femrat e lindura nën shenjën e Binjakëve kanë armë të fortë komunikimin. Hijeshia e tyre dhe mençuria i bën ato të duken sexy në sytë e njerëzve. Natyra e tyre e ndryshueshme i bën të pakapshme dhe të dëshirueshme. Ato janë intelektuale dhe pikëpamjet e tyre janë origjinale dhe të jashtëzakonshme. Ky kombinim i inteligjencës, elokuencës dhe bukurisë e bën femrën binjak sexy.

Femrat më sexy shqiptare të shenjës së Binjakëve janë: Zaimina Vasjari, Angela Martini dhe Armina Mevlani.

binjaket